3.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Aqif Pashë Elbasani, letër Mid’hat Frashërit (1915): Fati po na përplas prej guri në furrë

Hotel Cavour, Bari
2 janar 1915

I dashuni, syni em, Mid’hat bej Efendi,*

Kartën e nderueme tuejën e kam marrë. Ju falem nderës. Mbasi në Shkodër për tash asht vendos qetsia, po nisena për atje unë bashkë me Gurakuqin, Ahmed Daklin e Shefqet Dain. Atje do të xamë nji shpi dhe do të lëshojmë hekur. Nëse mbesim të kënaqun nga giendja e Shkodrës, do t’i shkruajmë edhe zotnisë sate me urdhnue këtu. E nëse jo, do të çojmë hekur dhe prej këtu e do të shkojmë ose në Vlonë ose në ndonji skutë t’Europës. Fati po na përplas prej guri në furrë.

 

Anarshinë qi u shtue në Shqipni helbete do ta keni marrë vesh prej fletoreve. Krejt Elbasani, Tirana, Shijaku e Kavaja, e pjesa më e madhe e Krujës janë çue kundra Esad Pashës me të tanë rreptësinë e tyne dhe ia kanë djegë shpijat në Tiranë e ndër çifliqe dhe kanë rrethue Durrësin. Me gjithë qëllimet që kishte i mjeri Pashë yni, ngeli i rrethuem në Durrës dhe Shëllinzat, u nis për në Krujë, mori këtu çka mundi ma parë, mblodhi një fuqi prej 1.500 vetash dhe mori iniciativën me mësye Tiranën. Por, si kam marrë vesh me keqardhje qenka thye përpara fuqisë eprore të kryengritësave. Dhe Lushnja, Berati e Fieri u qenkan bindë kryengritësave dhe i paskan dalë dore Durrësit. Tue dashtë me hy kryengritsat në Vlonë, ia mrrijnë si vetima ushtarët e Italisë dhe e shpëtuen Vlonën nga pushtimi i kryengritsave. Më ka mjerue me të vërtetë fort vdekja e Ferid Pashës?**

Papa-Stathit i kam ngarkue me ba nji listë të saktë të katundeve e të shpijave, qi kanë djegë grekët në Kurvelesh, Tepelenë, Skrapar e gjetiu, dhe me jua çue zotnis suej drejtpërdrejt. Papas-Stathi para 3 ditëve shkoi për në Vlonë. Më ka dhanë fjalën se ka me e ba atë listë dhe me jua çue. Jam i xanun me përgatitjet e udhtimeve.

Për tash kaq. Ju dishroj shëndet e të mira, vëllau jem.

Aqif Elbasani

________

*AQSH, Fondi 35, Dosja 36.1, viti 1915
**Ferid Pashë Vlorës

Foto nga Misioni Holandez në Shqipëri. Nga e majta: Gjeneral De Veer, Ibrahim bejzade Biçakçiu 10-vjeçar (kryeministër më 1944), Aqif pashë Elbasani (i ati i Ibrahimit), Ali Agjah bej Elbasani (Foto nga koloneli Lodewijk Thomson)

Më Shumë

Vidhen dy laptopa në shkollën e fshatit Lubizhdë të Prizrenit

Dy laptopa janë vjedhur në shkollën e fshatit Lubizhdë të Prizrenit . “Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shkollës dhe nga aty kanë...

31-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës, konsumon domestos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës...

Lajmet e Fundit