11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Arbër Rexhaj: Nuk bëjmë kurrë koalicion me PDK-në, pikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur shumë i bindur se kjo parti nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në

“Ne nuk bëjmë kolaicion me PDK-në dhe pikë. Edhe njëherë po e përsëris Levizja Vetëvendeosje nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, as para e as kurrëfar koalicioni. Pikë. Kryeministri Kurti i ka thirrë të gjithë krerët e opozitës, aty është përgjigj PDK. Unë jam pjesë e disa legjislaturave dhe kam parë që më së shumti që është thirru për seanca të jashtëzakonshme, unterpelanca është Kurti.”, tha Rexhaj.

Linku: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/972463101139793

Ai tha se opozita ka pasur kërkesë të vazhdueshme për të shkuar në zgjedhje.

Rexhaj tha se Kurti është treguar gjenroz për këkesat e opozitës.

Deputeti i VV-së tha se opozita është thirrur në darkë për të biseduar për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare prej të cilave Kosova fiton 300 milionë euro.
Rexhaj tha se tashmë nuk ka arsye legjitime për të kërkuar dorëheqje të Kurtit, shpërndarje të Kuvendit.

“Opozita më nuk e ka legjitimitetin moral për ta kritiukuar Kurtin për cfarëdo sfere. Nuk po them se kemi qenë në të gjitah sferat të bardhë e të mirë se sigurisht kur e ke qeverinë edhe mund të gabosh diku.”, u shpreh ai.

Linku: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/464907599261208

Rexhaj tha se opozita nuk është e gatshme për zgjedhje.

Rexhaj tha se Kurti është një kryeministër i jashtëzakonshëm. që sipas tij kurrë nuk e ka pasur Kosova.

“Sepse këta e kanë ëprballë një kryeministër i cili është i jashtëzakonshëm, edhe në përdorimin e praktikave qeveritare, po ashtu edhe mendimin e koncepteve politike. Unë mendoj që tash ka kryeministër Kosova, më herët ka pasur në kuptimin e asaj që e kanë ushtruar do funksione por kryeministër të vërtetë tash ka, i cili din me thanë edhe jo.”, tha Rexhaj. /ATV

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit