18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Ardita Statovci kurorëzoi koncertet recitale të “Chopin Piano Fest”

Për arritjet e saj si pianiste është shpërblyer disa herë me çmime nga institucionet kulturore të Austrisë. E mrekullueshme, e pastër dhe interprete që sjellë shumë emocion, është cilësuar kështu të jetë sa herë që ajo ka hedhur gishtërinjtë e saj me elegancë në tastierën e pianos.

Përderisa ajo vazhdon të mbajë koncerte në pjesët më të bukura të Evropës, pianistja tashmë e famshme shqiptare, Ardita Statovci, ka zbarkuar të premten mbrëma në Prishtinë, me një repertor aktual i cili aktualisht po del të jetë më i preferuari i kohës.

E veshur me një fustan të bardhë ku shquheshin vijat ngjyrë të kuqe, pianistja e talentuar Statovci përballë spektatorëve të shumtë që nuk i zinte dot salla e Swiss Diamond, nisi mbrëmjen e parafundit të “Chopin Piano Fest”, duke luajtur meloditë “Sonatë për piano, as-dur op 57…” të realizuar nga mjeshtrja e madhe nga Kroacia – Dora Pajaçevic, kurse ajo vazhdoi me një vepër themeltare për pianistët, “Sonatë c-dur KV 330” të W.A. Mozart.

Pastaj, Statovci pasi priti gjersa të përfundonin duartrokitjet që shpërndaheshin furishëm në sallë nga ana e publikut, nën qetësinë e duhur teksa morri frymë thellë, filloi të ekzekutonte me saktësi çdo notë të veprës muzikore “Prishtina-Blues” e kompozitorit Rafet Rudi.

Vepra më e rëndësishme e periudhës moderne të literaturës pianistike, e thënë ndryshe të jetë vepër jashtëzakonisht virtuoze në çdo aspekt, “Sonata pour piano” e francezit Henri Dutilleux, u performua në fund të këtij koncerti që shënoi mbrëmjen e tetë të edicionit të gjashtë të “Chopin Piano Fest”.

“Çështja është që repertori aktual i cili po interpretohet në vende të ndryshme të Evropës, u performua edhe këtu në Kosovë, siç është me rastin e veprës së kompozitores nga Kroacia, Dora Pejaçeviç. Pastaj kudo në performancat e mija unë luaj veprën e Rafet Rudit, të cilën e luajta edhe sonte, me qëllim që të promovoj kulturën dhe muzikën shqiptare. I falënderoj të gjithë të pranishmit të cilët kishin shprehur interesim për koncertin tim”, deklaroi për KultPlus, pianistja Statovci, vetëm pasi morri shumë lëvdata nga miqtë dhe familjarët e saj.

“Me këtë koncert ne përfunduam suksesshëm serinë e koncerteve recitale. Në të gjitha mbrëmjet kishte audiencë tejet të interesuar e të cilët ndaheshin të kënaqur me performancat e pianistëve të ardhur në këtë edicion. Neve s’na ndal asgjë, përkundër vështirësive treguam se dimë të organizojmë gjëra të bukura. Vlerat tejkalojnë çdo sfidë, prandaj çdo vlerë ia vlen të përkrahet, pasi që i bën nder vendit, e jo neve si organizatorë”, theksoi drejtuesja e festivalit “Chopin Piano Fest”, Besa Luzha.

Sido që të jetë, pianistja Ardita Statovic do të jetë e pranishme edhe këtë të shtunë mbrëma në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, me po të njëjtin repertor në një koncert i cili pritet të nis nga ora 20:00.

Përndryshe, ky edicion për këtë vit të “Chopin Piano Fest”, do të marrë fund me koncertin premierë të Filarmonisë së Kosovës, i cili do të mbahet të dielën mbrëma në Sallën e Kuqe në Prishtinë nga ora 20:00, e ku do të jenë pjesëmarrëse pianistja nga Kosova Florita Dërguti si dhe bullgarja Nadjda Vlaeva, ku do të udhëhiqen nga dirigjenti vietnamez Le Fi Fi./KultPlus.com/

Më Shumë

Gara për titullin e kampionit nis më 4 maj në Prizren

Seria finale e “Play-off”-it të ProCredit Superligës fillon në Prizren me super finalistët Bashkimi dhe Trepça. Epërsia e terrenit i takon prizrenasve që përfunduan garat...

Rexhaj pyetet për propozimin e Abdixhikut: Jo – nuk kemi çka ulemi, është devijim i popullit

Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për...

Lajmet e Fundit