4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj paralajmërojnë klipin e këngës “Dance me”, publikohet nesër

Dy artistët e njohur, Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik, Gjon’s Tears, janë bërë bashkë për një projekt muzikor.

Arilena dhe Gjoni kanë bashkëpunuar në projektin që mban titullin “Dance me”, i cili është pjesë e albumit të ri të Arilenës “Pop Art, teksa tani, dy artistët të njëjtën këngë do të sjellin edhe videoklip.

Dyshja përmes postimeve në llogaritë përkatëse të Instagramit kanë njoftuar se klipi lansohet nesër dhe vjen si dhuratë për fansat për festën e Krishtlindjeve.

 

“Dhurata jonë për Krishtlindje për juve po vjen nesër, më 25 dhjetor në ora 19:00. Videoklipi “Dance me”, ka shkruar Arilena në postim, teksa solli edhe një pjesë të shkurtër të klipit.

Kujtojmë që albumi i Arilenës “Pop Art”, që u publikua në nëntor të këtij viti dhe përvec bashkëpunimit me, Gjon Muharremaj, përfishinë edhe disa të tjerë. /Telegrafi/

Më Shumë

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit