Ariu rishfaqet në Gjinovc të Suharekës (VIDEO)

Në shëtitoren e ecjes në Gjinoc të Suharekës, të premten mbrëma doli edhe një ari.

Ai ua ndërpreu rrugën tre djemve që po ecnin andej pari, shfaqja e ariut të hirtë në këtë fshat nuk është e rrallë.

Para disa kohësh kafsha ia dëmtoi tri koshere me bletë një banori, dhe gjurmët e saj janë ende të pranishme në oborrin e tij.

Drejtori i Bujqesisë në Komunën e Suharekës, Xhevdet Gashi tha se nuk kanë të drejtë të marrin masa tjera veçse për këtë rast janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit