8.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Arma që u përdor për vrasjen në Rrëshen rezulton e vjedhur në Rahovec

Policia e Kosovës përfshihet në hetimet për vrasjen e Kastriot Reçit më 7 janar në qendër të qytetit të Rreshenit.

Kjo vrasje është ende pa autor dhe është paraprirë në një zinxhir vrasjesh të fisit Reçi e Gjini. Por, arma me të cilën është ekzekutuar Kastriot Reçi është sekuestruar nga policia në ditën e vrasjes. Arma është një snajper i tipit “Sabatti” që është hedhur nga autori, pasi ka realizuar vrasjen e Reçit, shkruan KOHA.

Pas ekspertizës së armës të kryer nga policia shkencore në Tiranë dhe hetimeve të kryera nga policia shqiptare, ka rezultuar se snajperi i përdorur në vrasje është marrë në Kosovë. Ky fakt është vërtetuar edhe nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen zyrtare që Policia e Kosovës ua ka dhënë hetuesve në Shqipëri, thuhet se pikërisht snajperi i tipit “Sabatti”, që është sekuestruar, është vjedhur në territorin e tyre, në një banesë, në zonën e Rahovecit

Më Shumë

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Lajmet e Fundit