8.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Arrestohen 21 persona në Gexhë të Rahovecit, po luanin futboll në fushë të mbyllur

21 persona janë arrestuar pasi po luanin futboll në fushë të mbyllur.

Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, disa persona duket se edhe ishin mërzitur pak nga izolimi në shtëpi, ose po e trajtonin jo me seriozitet vendimin e Qeverisë që të mos grumbullohen e të mos dalin jashtë.

Ata ishin mbledhur sot në një fushë futbolli të mbyllur. Por, qejfi nuk iu zgjati shumë, pasi Policia e Kosovës u shkoi aty dhe arrestoi 21 persona, 3 prej të cilëve të mitur.

Lumni Graishta, zyrtar policor në Rajonin e Gjakovës ka konfirmuar këtë për “Reporterin”, teksa ka shtuar se 18 prej këtyre personave po mbahen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërkaq 3 të miturit janë liruar.

Komuna e Rahovecit deri më tani nuk ka raste pozitive me coronavirus. Në Kosovë janë gjithsejtë 250 të infektuar.

Më Shumë

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley. Playmaker-i 182 cm i gjatë, i...

Malisheva nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevë ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i manifestimit tradicional “Epopeja e...

Lajmet e Fundit