Arrestohen dy të mitur për armëmbajtje pa leje në Suharekë

Dy të mitur janë shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në fshatin Gjinoc, të Suharekës.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit