Arrestohen fajdexhinjtë në Prizren

para 20Pesë persona janë arrestuar si fajdexhinj dhe janë sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me numër 229956, një pistoletë Bereta me dy fishekë, një pistoletë M 57 me tetë fishekë, një pistoletë V-Zor me pesë fishekë, shtatë telefona celularë si dhe dokumentacion të ndryshëm dhe fletore me shënime.

Kjo ka ndodhur në rajonin e Prizrenit ku operacioni policor kishte për cak arrestimin e fajdexhinjve dhe sekuestrimin e provave materiale që ndërlidhen me rastin i cili ka filluar në vitin 2010.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se një qytetar nga Prizreni i ka marrë hua 2000 euro, nga njëri prej të dyshuarve, ndërsa pasi nuk ka mundur t’i kthej parat me kohë, të dyshuarit të cilët kanë vepruar në grup, duke e kanos verbalist por edhe me armë e kanë detyruar viktimën që të futet në fajde me rend; prej të dytit për ta mbuluar fajdexhiun e parë, pastaj ka marrë para me fajde tek fajdexhiu i tretë për ta shlyer detyrimin tek fajdexhiu i dytë. E kështu me radhë por gjithnjë duke u rritur kamata.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit