Arrestohet edhe një pronar i lokalit në Prizren, nuk e respektoi vendimin e Qeverisë

Policia e Prizrenit ka arrestuar edhe një pronar të lokalit, për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër coronavirusit nga Qeveria e Kosovës.

“Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronari i të cilit nuk kishte respektuar urdhrin e Qeverisë”.

“Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të kalojë në procedurë të rregullt, sipas procedurës, inspektorët komunal kanë mbyllur lokalin me vulë”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit