Nxënësit në Suharekë rrahen mes vete për arsye të ‘këqyrjes shtrembër’

“Pse po më këqyrë shtrembër” ishte arsyeja e fillimit të një rrahje mes dy grupeve të nxënësve në Suharekë.

Policia ka njoftuar se kjo rrahje ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në oborrin e shkollës “Skender Luarasi” në Suharekë.

Sipas policisë, në këtë rrahje janë përfshirë të dyshuarit të mitur D.K, SH.K, Sh.A dhe Sh.M.

Si pasojë e lëndimeve të marra në trup dhe kokë i dyshuari Sh. M., fillimisht ka kërkuar ndihmë në emergjencën e Suharekës, pastaj është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor.

Policia tutje ka njoftuar se në çantën e të dyshuarit Sh.A., ka gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike që dyshohet se ishte përdorur në këtë rast.

Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit