Arrestohet një 43-vjeçar në Suharekë, dyshohet për kanosje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 43-vjeçar me inicialet G.D, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale të kanosjes dje në Suahrekë.

I arrestuari pasi që është arrestuar ua ka dorëzuar vullnetarisht zyrtarëve policorë një armë me gaz, të llojit Walther P88 Compakt dhe një karikator.

Policia e Suharekës në koordinim me prokurorin e shtetit, departamentin e krimeve të rëndë, ka njoftuar se ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast, i cili është cilësuar si “Kanosje dhe Mbajtje në pronësi posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit