18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Arrestohet një person për fajde në Prizren

Beqir Hoxha është arrestuar sot nga policia pasi është kapur në flagrancë për fajde.

Ai nga viti 2016-të ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të një familje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Në total ai ka përfituar me fajde mbi 78 mijë euro nga ta. Hetimi për rastin e Hoxhës u nis me urdhër të prokurorit, Petrit Kryeziu.

Në dokumentin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit të cilin e ka siguruar Insajderi thuhet se Hoxha kishte kontraktuar një shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të një borxhi ndaj një familjes në Prizren.

Kryefamiljari Sh.S i familjes së dëmtuar kishte kërkuar 6 mijë euro borxh me qëllim të investimit në një biznes familjar. Hoxha ndal nga ajo shumë 600 euro në emër të kamatës mujore dhe i njëjti paralajmëron Sh.S-në se nëse i vonon të hollat duhet çdo muaj ta ndajë të njëjtën shumë.

Djali i Sh.S, pra F.S nga viti 2016-të deri në prill të 2023, u detyrua t’i paguaj Hoxhës plotë dyzet e nëntë mijë e dyqind euro.

“I dëmtuari F.S nga muaji qershor 2016 deri në muajin prill 2023, në emër të shumës së marrë nga babai i tij prej 6,000 euro vazhdon të paguaj nga 600 euro kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit shumën prej 49,200 (dyzet e nëntë mijë e dyqind) euro, i gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguaj shumat e kamatave”, thuhet në dokument.

Në shkurt të vitit 2018, F.S kërkon edhe 3.000 euro, kurse në mars merr edhe plotë 2.000 euro të tjera nga Hoxha. Për paratë që ai kishte marrë, u paralajmërua nga i pandehuri (Beqir Hoxha) se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 euro kamata mujore.

Pra, i dëmtuari nga muaji mars 2018 deri në muajin janar 2023, në emër të shumës së marrë prej 5,000 euro vazhdon të paguaj nga 500 euro kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit shumën prej 29,000 (njëzetë e nëntë mijë) euro.

Përgjatë këtyre viteve në total Hoxha ka përfituar mbi 78 mijë euro. Ai ka përfituar shuma të mëdha parash anipse nuk ishin në proporcion me borxhet e dhëna.

“Në total i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78,200 (shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind) euro, kur i dëmtuari nuk arrin t’i paguaj kamatat, i pandehuri e paralajmëron se përveç borxhit bazë të marrë në fillim, për çdo vonesë i dëmtuari duhet të paguaj nga 200 (dyqind) euro kamata ditore”, thuhet në dokument.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2292 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Thirrje për fermerët e Rahovecit: Bashkohuni në Agrofesta 2024 në Krushë të Madhe!

Komuna e Rahovecit ka njoftuar organizimin e festivalit Agrofesta 2024, që do të mbahet më 3 dhe 4 gusht në Krushë të Madhe, raporton...

Lajmet e Fundit