2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

“Arte mediale”, një libër për filmin e televizionin

Arte medial-liber per filmin e televizionin“Arte mediale” është një libër i botuar së fundmi nga autori Valmir Tertini, i cili për dashamirët e artit sjell botimin e tretë nga vetë ai. Ky libër vjen i ndarë në katër kapituj, ku secili prej tyre është i ndërlidhur me njëri-tjetrin, por që përmban diçka të veçantë.

Kapitulli i parë i librit “Arte mediale”, ka të bëjë me fotografi, dhe përmban një shkrim për shkrepjen e Kevin Carter, i cili pasi realizoi këtë fotografi bëri vetëvrasje.

Kapitulli i dytë është filmi, që përmban ese për filmin. Nga filmat që njihen si ABC-ja e historisë së kinematografisë, tek ata që bënë revolucion, e deri tek filmat e kohës sonë.

Kapitulli i tretë flet për televizionin, përmban kolumnet reale të kohës, të cilat kanë pasur lexueshmëri dhe janë publikuar në të gjitha vendet ku flitet shqip.

E kapitulli i katërt është për libër, ai përmban dy shkrime për dy nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë: Ismail Kadare me librin “Kronikë në gur” dhe At Gjergj Fishta me “Mrizin e zanave”.

Të gjithë këta kapituj vijnë si përmbledhje esesh, të shkruara gjatë studimeve të vet autorit, i cili tregoi se nuk e quan veten shkrimtar, sepse nuk ka të kryer diçka çka i përket letërsisë, por që, sipas tij, e kanë vlerësuar njerëz të kësaj fushe.

“Është vështirë të bëhesh kritik në kohën e studimeve. Andaj, shpresoj se këtë libër do ta kuptoni si një hap për të sjellë diçka më të re në fushën e arteve mediale, ku ka mungesë të literaturës në gjuhën shqipe dhe kërkohet shumë për të bërë”, theksoi Tertini.

Redaktori i këtij libri, Gani Mehmetaj, vlerësoi lart shkrimet e autorit, që kanë frymëzim, emocion e përkushtim. Ai tha se në esetë e trajtuara Valmir Tertini merret me letërsi, ese për filmin dhe trajtime tematike-eseistike për televizionin.

“Derisa në letërsi shkruan për emrat e njohur të letërsisë shqiptare e botërore, në kinematografi analizon disa filma të cilët e kanë provokuar atë si autor dhe shikuesin në përgjithësi, sikurse që analizon edhe disa filma që kanë lënë gjurmë në kinematografinë botërore.

Ndërkaq, shkrimet për televizionin pos tonit herë-herë sarkastik, ai u rreket temave që janë aktuale, por që njëkohësisht e preokupojnë jo vetëm lexuesin, por edhe shikuesin i cili konsumon vlera, apo antivlera nga mediet elektronike. Shpresojmë që sprovat e para do të priten me kureshtje nga lexuesit, ashtu sikurse që besojmë se Tertini nuk do të mjaftohet vetëm me këtë libër”, u shpreh Mehmetaj.

“Arte mediale” është botuar nga libraria “Artini”, ku autori Valmir Tertini artdashësve u sjell kontributin e tij në trajtimet letrare, filmike e televizive.

Më Shumë

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

Lajmet e Fundit