As më i shpejti i planetit nuk i shpëton COVID-19

Pandemia po vijon të bëjë kërdinë në mbarë botën, duke prekur edhe njerëz të sportit. Më i shpejti i planetit, Usain Bolt, ka rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm disa ditë pasi festoi 34-vjetorin e lindjes.

Ai festoi me shumë miq të tij (emra të rëndësishëm), ndër të cilët ishte edhe futbollisti i Manchester City-t, Raheem Sterling. Raportohet se sprinteri më i madh i të gjitha kohërave ka marrë virusin dhe do të kalojë në izolim derisa testi t’i dalë negativ.

I njëjti burim thotë se 34-vjeçari e kishte bërë tamponin disa ditë më parë dhe se përgjigjen e mori të dielën. Ishulli i Karaibeve ka pasur gjithsej 1 413 raste me koronavirus dhe 16 vdekje në total.

Të shtunën, kryeministri Andreë Holness paralajmëroi një rritje të rasteve poztive dhe u bëri thirrje banorëve që të jenë vigjilentë për të parandaluar përhapjen. “Ka nevojë për vetëdije…për përgjegjësi personale nga secili qytetar,” – tha ai.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit