15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Asambleistët e Malishevës bojkotojnë mbledhjen, kërkojnë rritjen e pagave

KuvendiMalisheves-14-07Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, sot kanë bojkotuar seancën e rregullt, të pestën me radhë, me vetëm një pikë të trajtuar, të rendit të ditës.

Bojkotimi i seancës, ka ardhur si rezultat e pakënaqësisë së shprehur nga ana e kuvendarëve malishevas, në raport me institucionet qendrore dhe mos dhënies së përgjigjes nga ana e MAPL-së, për statusin e anëtarëve të kuvendeve komunale.

Shqetësimin e pari e ka ngritur anëtari i KK të Malishevës, Januz Kastrati, nga radhët e LDK-së, e që kjo është përkrahur nga të gjitha grupet që janë të përfaqësuar në KK të Malishevës.

“Mos ngritja e pagave për anëtarët e kuvendeve, ndërsa ngritja e pagave për kryetarin dhe kryesuesin e KK, është e pakuptimtë. Përveç kësaj ne nuk kemi as një definim të statusit tonë, si anëtar të kuvendit dhe as vet zyrtarët e MAPL-së, nuk kanë mundur të na japin sqarim për këtë”, ka thënë Januz Kastrati.

Më pas, pas një konsultimi mes përfaqësuesve të grupimeve politike të përfaqësuara në KK të Malishevës, unanimisht, kanë vendosur ta bojkotojnë seancën e pestë të radhës.

Në një deklaratë të përbashkët, të të gjithë anëtarëve të KK të Malishevës, e dhënë para MAPL-së, e cila i përcjellë mbledhjet e kuvendeve komunale, përmes video transmetimit direkt, dhe para opinionit të gjerë, u tha se “ky veprim, është reagim ndaj gjendjes materiale dhe trajtimit jo të mirë, që po u bëhet anëtarëve të kuvendeve komunale”.

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit