5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Atdhetarët e lirisë u lanë në harresë

Vehbi Fluku, i biri i Xhemil Flukut, tregon për “Kosova Sot” se derisa ishte gjallë në Beograd babai i tij në gjykim atij i ishte kërkuar që të merrte flamurin jugosllav dhe do të lirohej, por ai u mbështoll me flamurin kombëtar dhe u dënua me 20 vjet burg
Fluku dhe të tjerët u dënuan me dhjetëra vjet burg

Njëra ndër figurat e ndritura të qytetit të Prizrenit ishte edhe Xhemil Fluku. Mirëpo, ai dhe tërë gjenerata e tij u flijuan për të ardhur deri në ditët tona. I biri i tij Vehbi Fluku flet me dhembje për atë gjeneratë atdhetarësh derisa në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare u dënuan me qindra vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë në grupe dhe veç e veç, si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha,Raif Halimi-Cërnica,Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu – Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi… e qindra të tjerë dhe për të ndriçuar veprimtarinë e tyre kombëtare kërkohet një studim i veçantë. Faza e parë, e organizimeve politikekombëtare ilegale përfshin periudhën nga fundviti 1944 e deri më vitin 1950, dhe përkufizohet kryesisht me veprimtarinë e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare(LNDSH).

Image

Të burgosurit formuan Komitetin Kombëtar

Drejtues të LNDSH-së ishin intelektualët patriotë: Halim Spahija, prof.Ymer Berisha, Tahir Deda, Marije Shllaku, Gjon Serreçi, Ibrahim Fehmiu. Faza e dytë përfshin kohën në mes viteve 1950-1958, dhe në popull, kjo periudhë deri në vitin 1966 quhej “Koha e Rankoviqit”. Kjo organizatë “treshe” gjeti më pastaj përkrahje te të burgosurit e tjerë politikë dhe në qershor të vitit 1947 u shndërrua në Komitet prej nëntë anëtarësh, ku ishin: Rrustem Statovci, Destan lsmajli, Ramadan Rexha, Raif Halimi, Fahri Hasani, Ismet Boletini, Hilmi Ejupi, Ramadan Agushi dhe Xhemil Fluku. Komiteti mori këtë vendim:Organizata për mbrojtjen e njëri-tjetrit, e formuar me 20 mars 1946, shndërrohet në Komitet. Komiteti do të ketë më shumë anë- tarë. Anëtarët e Komitetit do të kenë resorët dhe detyrat e caktuara. Anëtarët e Komitetit me betim do të marrin si obligim detyrat paraprake të bërthamës nga organizata e mëparshme. Në përbërje të komitetit për funksionimin e tij janë zgjedhur këta persona:Rrustem Statofci, kryetar,Destan Ismajli, nënkryetar, Ramadan Rexha, sekretar i përgjithshëm Xhemil Fluku, përgjegjës për shëndetësi dhe çështje sociale.

Jeta e vështirë e internimit

Vehbi Fluku tregon për “Kosova Sot” se derisa ishte gjallë në Beograd gjatë gjykimit të tij në Beograd gjykatësit e Beogradit i kishin vënë atij tre flamuj dhe pasi ai mbrohej në heshtje i kishin thënë: “Cilin flamur e do ti, nëse e afron flamurin jugosllav shkon në shtëpi, nëse e afron flamurin turk të dërgojmë si pashë në Stamboll, por shkoi e mori flamurin shqiptar dhe u mbështoll me atë. Gjykatësit nuk diskutuan asgjë dhe e dënuan me 20 vjet burg të rëndë. Ai ka vuajtur 15 vjet burg të rëndë në Sremska Mitrovicës. I biri i Xhemil Flukut, Vehbiu evokon sot jetën e vështirë të internimit. Por, ajo që brengos më së shumti është Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që i lanë në tisin e harresës. Ai pohon se kishte një mori luftëtarësh, të cilët e trasuan rrugën për lirinë e Kosovës. Ai thotë se nga të gjithë liderët politikë të pasluftë vetëm Ramush Haradinaj ishte në një vizitë ku iu dhuroi një flamur. “Unë befasohem se si asnjëra qeveri nuk i kujton atë bura që kaq shumë kanë bërë për Kosovën, së paku të ndajë një mirënjohje e ajo ua lehtëson zemrat e i bën të ndihen krenar ato familje”, pohon për “Kosova Sot”, Vehbi Fluku. Ai thotë se tash i gëzohen kësaj lirie, por shton se për këtë liri janë flijuar gjenerata të tëra.” Shpresoj se së fundi kur jemi në prag të 10-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë , Qeveria s’do të harrojë të përkujtojë së paku me një mirënjohje ato familje e pse jo edhe familjen time”, është shprehur ai.

(Kosova Sot) 

Më Shumë

55 aksidente për një ditë në Kosovë

Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 42 të...

Abdixhiku në Mushtisht: LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, më 9 shkurt bëjmë ndryshimin

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte vizitoi banorët e fshatit Mushtisht.   Nga atje, tha se LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit,...

Lajmet e Fundit