2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Balaj Halimaj: Nuk përjashtojmë mundësinë e një koalicioni me LDK-në

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës në detyrë Albulena Balaj Halimaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes partisë ku aderon, NISMA dhe LDK-së.

Zonja Halimaj theksoi se NISMA mund të bëjë koalicion me parti, të cilat kanë interes të mbrojnë vendin.

“Ne kemi qenë partnerë me ta edhe më herët dhe do të jemi partnerë me secilin që ka interes të mbrojë vendin”, u shpreh ajo në Euroneës Albania

“Secili subjekt politik që hyn në zgjedhje do të këtë program dhe ju garantoj që programi i secilit subjekt politik edhe në Kosovë, do të jetë i njëjtë për shkak të buxhetit që ekziston. Ne nuk mund të bëjnë program me miliarda se aq e kemi buxhetin”, shtoi ajo më tej.

Zv.kryeministrja theksoi se nuk është bërë asnjë diskutim për koalicion me AAK-në, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk kemi qenë bashkë për t’u ndarë. Nuk kemi pasur as nuk kemi diskutuar për një koalicion me AAK, por vetëm me PDK-në”, tha ajo më tej.

Sa i përket mos-certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë, ajo nënvizoi se vendimi i KQZ-së ishte politik.

“Ne e kemi respektuar secilin vendim dhe kemi bërë edhe ankesë. Kemi parë që kandidatët tonë nuk kanë bërë vepra që aq të rënda. Ne mund të themi që vendimi i KQZ-së është politik”, përfundoi ajo.

Më Shumë

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit