Ministri i Brendshëm Taulant Balla, e ka vizituar pikën e kalimit kufitare në Morinë ku është takuar edhe me homologun kosovar Xhelal Sveçla.
Ai tha se qëllimi i kësaj vizite është gjetja e një zgjidhje për mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare.
Balla theksoi se po i shikojnë mundësitë që të gjejnë një zgjidhje që sigurimi i veturës të paguhet edhe jashtë pikës kufitare.
“Të gjejmë ndonjë modalitet që koha të jetë sa më e shkurtër që pajisjen me siguracion që më mos ta bëjnë në pikën kufitare. Një propozim ka qenë që ta bëjnë brenda një kohe të caktuar kur hyjnë brenda territorit të Kosovës, ose edhe brenda një distance p.sh prej 50 kilometra”, tha Balla.
“Shqetësimi im është që sa kohë mërgimtarët bëjnë udhëtim me orë të tëra nga Evropa për t’u kthyer në Kosovë përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër”, theksoi ai.
“Arsyeja e vizitës është një kërkesa e imjae fundjavës së kaluar në kontakt me ministrin Sveçla, me të cilin do të takohem shumë shpesh, sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura të cilat duhet të zbatohet. Por, konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe jo vetëm. Ka edhe udhëtarë të tjerë nga vendet e ndryshme të cilët udhëtojnë nga Republika e Shqipërisë për në Kosovë dhe për shkak se për të gjitha targat, përjashto atyre të Shqipërisë që duhet të pajisen me siguracion, kjo merr një kohë të caktuar. Kemi bërë një përllogaritje të caktuar me ekspertët”, shtoi numri një i MPB-së Shqipërisë.
Reklamë
Bëhu me banesë në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall, dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.
Mob: +383 44 128 112
Email: [email protected]