Ballkani kualifikohet në play-off të Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës, Ballkani është kualifikuar për në “Play-off” të Ligës së Konferencës, pas fitores 1-3 ndaj Lincoln Redi.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në minutën e 48-të të takimit ishte Korenica ai që ia dha epërsinë fillestare Ballkanit.

Ndërsa, në minutën e 64-të, Kuç shënoi për 0-2, kurse pas dy minutave, Juampe ngushtoi epërsinë në 1-2.

Krejt në fund, ishte Zyba ai që shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3, të takimit të dytë.

Kujtojmë se ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 2-0 në favor të Ballkanit.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit