18.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Banorët në Dragash thonë se e kanë të vështirë ta sigurojnë blerjen e miellit

Kriza e mungesës së miellit i ka prekur edhe banorët e fshatrave të Opojës nga rajoni i Dragashit.

Behlul Qafleshi, banor i fshatit Bellograd të kësaj qyteze, thotë se ata po e kanë të pamundur furnizimin me miell, edhe pse mulliri i fshatit është funksional, raporton KOHA.

Qafleshi thotë se është e vështirë të sigurojnë miell, pasi kërkesa e banorëve për t’u furnizuar me këtë produkt është rritur ndjeshëm pas përhapjes së koronavirusit.

Banorë të tjerë nga ky fshat thonë se përhapja e shpejtë e virusit ka bërë që të shtohet numri i atyre që kërkojnë miell, derisa thonë se mullisët po e bëjnë të pamundurën që të furnizojnë secilin banor.

Në Komunën e Dragashit kanë thënë se janë në dijeni për shqetësimin e ngritur të banorëve.

Porse situata e krijuar me miellin nëpër gjithë vendin ka bërë që shumica e mullinjve të kenë më shumë punë sesa kapacitetet e tyre normale.

Nënkryetari i kësaj komune, Selami Saiti, ka shtuar se është duke u vëzhguar situata, ndërsa për shkak të kërkesave të shumta, banorët e këtyre fshatrave po furnizohen me miell në sasi më të vogla se zakonisht.

Më Shumë

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës...

Lajmet e Fundit