-6.5 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Bashkimi nuk ndalet: 6 fitore në 6 ndeshje

Derbi ‘ngjyroset’ portokallezi. Bashkimi ka triumfuar në derbin e javës së gjashtë të ProCredit Superligës, duke fituar ndaj GO+ Peja me shifrat 83:79 (26:19, 17:16, 22:26, 18:18), raporton PrizrenPress.

Prizrenasit mbeten skuadra e vetme e pamposhtur me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, kurse për verdhezinjtë ishte humbja e parë pas pesë fitoreve.

Sfida në Prizren u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme, me shumë duele të luftuara në parket, me rikthime në rezultat e gjithçka tjetër.

Vendasit të përkrahur nga publiku e fituan çerekun e parë 26:19, derisa periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, 17:16, ku pjesa e parë përfundon 43:35.

Lojë edhe më interesante u zhvillua në pjesën e dytë. Mysafirët barazuan rezultatin në 57:57, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 65:61. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë, por Portokallezinjtë ishin më të përqendruar dhe fituan 83:79.

Te vendasit u dalluan Kyan Anderson me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, Dequon Lake me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafirët u dalluan Cesare Edwards me 16 pikë e 11 kërcime dhe Tajh Green me 15 pikë e nëntë kërcime./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur...

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Lajmet e Fundit