2.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Bashkimi- Prishtina, kryendeshja e xhiros së 13-të

Të premten dhe të shtunën zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 13-të në kuadër të Superligës së Femrave.

Xhiro hapet me super derbin Bashkimi- Prishtina, që do të zhvillohet të premten nga ora 19:00 në Suharekë.

Bashkimi është lider me 12 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitë, ndërsa prishtinaset kanë dhjetë fitore e dy humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante mes skuadrave që synojnë titullin e kampionit.

Të shtunën nga ora 15:00 zhvillohen edhe dy përballje tjera interesante, ku Trepça është nikoqire e Vëllaznimit, ndërsa United Basketball udhëton në Pejë për ndeshjen me Penzën.

Trepça kthehet në këtë xhiro nga humbja që ia shkaktoi Prishtina, kurse në këtë edicion vajzat nga Mitrovica kanë arritur tri fitore e nëntë humbje, ndërsa Vëllaznimi ende nuk e ka shijuar fitoren këtë edicion.

Vajzat nga Peja kanë regjistruar shtatë fitore e pesë humbje, kurse skuadra e vajzave nga Gjilani renditet në vendin e katërt në tabelë me katër fitore e tetë humbje.

Më Shumë

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

Prizren: Vihen themelet për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në nevojë

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet me asistencë sociale, sot u vu gurthemeli për ndërtimin e 50...

Lajmet e Fundit