11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Baton Haxhiu: Kryeministri Rama e ndryshoi fjalimin në avion

baton haxhiuFjalimi i kryeministrit shqiptar në Beograd, Edi Rama, është ndryshuar në avion gjatë fluturimit për në kryeqytetin serb.

Këtë detaj interesant e ka zbuluar gjatë një emisioni në “KlanKosova” drejtori i këtij televizioni në Prishtinë, Baton Haxhiu, i cili ka qenë një ndër gazetarët shqiptarë që e ka ndjekur nga afër vizitën e kryeministrit në Beograd.

“Fjalimi i Ramës është ndryshuar në avion. Rama nuk ka lejuar që fjalimi të përkthehet nga përkthyesit serb”, tha Haxhiu.

Haxhiu nuk e ka zbuluar se cila pjesë e fjalimit është ndryshuar, por ka thënë se mbetet në dorë të publikut të gjykojë nëse ai ishte i duhuri apo jo.

Haxhiu tha gjithashtu se gjatë takimit 20-minutësh mes dy kryeministrave është folur edhe për Kosovën.

“Nuk është e vërtetë që nuk është hapur çështja e Kosovës në takimin 20-minutësh mes Ramës dhe Vuçiçit”, tha Haxhiu.

Më tej analisti tha se Rama e ka ironizuar Vuçiçin në dy momente. Kjo ka ndodhur kur është folur për ndeshjen e radhës në Shqipëri me Serbinë dhe kur kryeministri Rama e ftoi Vuçiçin në Tiranë.

“Rama i ka thënë Vuçiçit që po deshe sill drona e flamurë sa të duash. Ky ka qenë një ironizim, ndërsa e dyta ka qenë ku i tha eja në Tiranë dhe shprehi qëndrimet e tua, të cilat ne nuk e cilësojmë si provokim”, tha Haxhiu.

Më Shumë

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit