BE-ja mbështet zhvillimin ekonomik në Prizren

prizreni5Është hapur zyra e Sekretariatit të Zonës  Ndërkufitare në Prizren. Kjo zyre përfshinë Kosovën,Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Koordinatori  Zvonko Naumovski, tha se pas angazhimeve disavjeçare është arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për hapjen e kësaj zyre edhe në Prizren.
“Kjo zyre  do të jetë në funksion  të mbështetjes së projekteve për zhvillimin ekonomik rajonal”.

“Pas shumë angazhimeve ia  kemi dal ta funksionalizojmë këtë organizëm të rëndësishëm, që është i përhapur në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

“Pas kësaj ne jemi duke hulumtuar veprimet strategjike për selektimin e regjioneve për implementimin e projekteve të ofruara nga vendet ku veprojmë”.

“Pas shumë punëve të përbashkëta të procesit të planifikimit në kooperim të ngushtë me ekspertë lokal, rajonal si dhe ata nga BE-ja, project-programi për zhvillim ekonomik ndërkufitar për regjionin “Sharr” tashmë është draftuar për mbështetje substanciale të zhvillimit ekonomik rural,të menaxhimit të zbulimit të resurseve natyrale dhe mbështetjes së krijimit të infrastrukturës për eksplorimin e resurseve energjetike në rajon”,transmeton TV Prizreni.

Ndërkaq,përgjegjësi i zyres në Prizren,Emrulla Spahiu,tha se kjo zyre është e hapur për të gjithë ata që kanë plane konkrete të cilat mund të realizohen pas studimeve të hollësishme

I gjithë procesi i funksionimit të zyres  është mbështetur politikisht nga ministritë e bujqësisë së shteteve të përfshira në këtë program. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit