13.3 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Beatles, teksti i këngës “Hey Jude” shitet 910 mijë dollarë

Një copë letre në të cilën Poul McCartney ka shkruar me dorë fjalët e këngës së famshme ‘Hey Jude’, është shitur për 910 mijë dollarë, në një ankand të organizuar me rastin e 50 vjetorit të ndarjes së Beatles. Bëhet fjalë për një shumë pesë herë më të lartë, se vlera e parashikuar. Ankandi u zhvillua online për shkak të koronavirusit, nga Shtëpia kaliforniane e Ankandeve Julien’s Auctions.

Mes shitjeve të mëdha të ditës, edhe lëkura e një daulleje bas me logon e Beatles, e përdorur gjatë turnet të parë amerikan të grupit në 1964, e shitur për 200 mijë dollarë. Një faqe e shkruar me dorë e skenorgrafisë së videos ‘Hello, Goodbye’, 1967, u shit për 83.200 dollarë.

Në ankand gjithashtu u shit një mbajtëse qirinjsh e përdorur nga Ringo Star në studiot e Abbey Road në vitet 60-të, për 32.500 dollarë.

Më Shumë

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Lajmet e Fundit