3.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Begaj, përkrah nxënësit në pastrimin e ambientit

009Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka pritur sot në një takim nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, të cilët janë fitues të projektit “Kosovision kontest”, për klasat e pesta, dhe ideja e tyre është pastrimi i qytetit, për çka morën përkrahjen e kryetarit Begaj, për mbështetje të projektit, si dhe për pjesëmarrje në fushatën e pastrimit të ambientit në qytet. Ndihmë për realizimin e këtij projekti, ofroi edhe njësia e “Eko regjionit” në Malishevë.

Sipas mësueses Violeta Marmullaku dhe nxënësve J.Krasniqi, R.Morina E.Mazreku, janë fitues të projektit dhe iniciativa është për pastrimin e ambientit në qytetin e Malishevës, kurse shuma e fituar për këtë projekt, është pesëqind euro, por kjo nuk është shumë e mjaftueshme për realizimin e projektit, për çka nxënësit kërkojnë edhe ndihmën e komunës dhe donatorëve tjerë nga sektori i biznesit në Malishevë.

Kryetari Begaj, duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë iniciativë, tha, “ më vjen mirë që ju keni ide dhe vullnet për një aktivitet të tillë të pastrimit”. Më pas kryetari Begaj, tha se “mirëmbajtja e ambientit, është edhe njëra prej qëllimeve me shumë prioritet dhe të gjithë së bashku, mund ta pastrojmë dhe ta mirëmbajmë ambientin në përgjithësi dhe qytetin në veçanti”. Kryetari Begaj, premtoi që do ta përkrahë këtë iniciativë dhe do të jetë pjesë aktive.

Projekti pritet të realizohet më 22 prill në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kurse aksionin e nxënësve të klasës së pestë, sipas menaxherit të njësisë së kompanisë “Eko regjioni” në Malishevë, z.Nuhi Shala, do ta përkrahë me mjete konkretizuese.

Më Shumë

Prizren: Vihen themelet për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në nevojë

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet me asistencë sociale, sot u vu gurthemeli për ndërtimin e 50...

Zhduket 14 vjeçarja nga Rahoveci – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit,...

Lajmet e Fundit