Begaj, priti pjesëtarët e LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, në takim të rregullt, pjesëtarët e Liaison Monitoring Team (LMT) në Malishevë, pjesë e KFOR-it, me të cilët kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, përkatësisht LMT-së, ndërsa e kanë vlerësuar të mirë edhe situatën e sigurisë së përgjithshme.

Fillimisht, kryetari Begaj i ka uruar pjesëtarët e LMT-së, pjesë e KFOR-it zviceran në Kosovë, për një vit të ri të suksesshëm dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes komunës dhe LMT-së, përkatësisht KFOR-it.

Ndërsa, udhëheqësi i njësisë së LMT-së, në Malishevë, kapiteni Igor Macoratti, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për kohën e rezervuar, si dhe për tij, i ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për mirëkuptimin dhe pritjen e ngrohtë që ju bëhet si ushtarë të KFOR-it.

Kryetari Begaj e kapiteni Macoratti, gjatë bisedimit, e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe e kanë vlerësuar të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit