11.7 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Begaj takohet me banorët e Bellanicës dhe Temeqinës

Begaj me qytetareKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Enver Hoti dhe drejtori i shëndetësisë Hajdin Berisha, mbrëmë kanë takuar banorët në fshatin Bellanicë dhe ata në fshatin Temeqinë, me të cilët kanë biseduar për çështje të ndryshme, përkatësisht nevojat e banorëve të këtyre dy vendbanimeve.

Ky takim, është vazhdën takimeve të kryetarit të komunës, me banorët e fshatrave të Malishevës, për të biseduar me ta, për masat mbrojtëse kundër etheve hemorragjike krime kongo, pastaj për pastrimin e ambientit, si dhe për tu njohur direkt me nevojat e tyre, në mënyrë që këto kërkesa të tyre, të futen në prioritet e komunës, gjatë planifikimit të buxhetit komunal.

Për banorët e Bellanicës, problem kryesor, vazhdon të jetë kthimi i pronave tashmë të privatizuara, e që banorët e Bellanicës pretendojnë të jenë pronar të tokës, e për çka kanë marrë premtimin e Begajt dhe Hotit, se komuna do të jetë përkrahë kërkesave të tyre në aspektin ligjor . Pastaj problem tjetër për fshatin është uji për pije, ku edhe këtu kryetari Begaj, i ka njoftuar se komuna ka ndarë 100 mijë për rritjen e kapacitete të ujit, si dhe Hidroregjioni jugor, po ashtu 100 mijë euro, mirëpo, ujësjellësi i fshatit duhet të futet në menaxhimin e ndërmarrjes së Hidroregjionit, për çka banorët shprehën rezerva dhe kërkuan t’ju ndihmohet në rritjen e kapaciteteve, por duan të menaxhojnë vet ujësjellësin. Dhe kërkesë tjetër për banorët, ishte vazhdimi i kanalizimit në një pjesë të fshatit dhe asfaltimi i rrugicave brenda fshatit.

Ndërsa në Temeqinë, ku sipas banorëve, deri më tani është investuar më së paku, kërkuan asfaltim të rrugëve të fshatit, trotuarin, kanalizimin, rrethja e shkollës dhe çështjet sociale, ndërsa të rinjtë e fshatit kërkuan që t’ju rregullohet fusha e sporti. Kryetari Begaj, premtoi se disa nga problemet e tyre, do të zgjidhen shpejt, kurse brenda mandatit të tij qeverisës, do të zgjidhen këto probleme me të cilat ata ballafaqohen. Ndërsa premtoi se shpejt do ta rregulloj fushën e sportit.

 

Më Shumë

Voton Artan Abrashi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit”. Gjatë...

Në Vërmicë ndalohen dy çanta luksoze me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit,...

Lajmet e Fundit