1.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Behar Begaj: Nuk kam marr përgjigje për Stadiumin e Zhurit, as për Shtëpinë e Kulturës

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kuvendari i LDK-së Behar Begaj ka shprehur shqetësimin pse nuk ka marr përgjigje, në shqetësimet e ngritura në mbledhjen e kaluar, rreth ndërprerjes së punimeve në Stadiumin e futbollit si dhe rreth Shtëpisë së Kulturës në Zhur.

“Në asnjë nga shqetësimet e ngritura nuk kam marrë përgjigje nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport” tha Begaj

Ai duke u ndërlidhur me një prononcim të Shefes së Kabinetit të kryetarit, e cila ka thënë se hetimet e Prokurorisë nuk lejojnë investime në Shtëpinë e kulturës, tha se ajo nuk po e thotë të vërtetën.

“Në Prokurori më ka thënë se ata i kanë punët e veta ndërsa Komuna punët e veta, dhe mund të vazhdojnë punimet në Shtëpinë e Kulturës” tha Begaj./prizrenisot.com/

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit