1.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Bëhen 10 vjet nga vdekja e Presidentit Rugova

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të organizohen disa aktivitete për të shënuar përvjetorin e tij të vdekjes.
Fillimisht, kryesuesit e Degëve të LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit Rugova në Velani në orën 09:30. Ndërsa, homazhe duke filluar nga ora 10:00, do të bëj edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për të nderuar Presidentin Rugova dhe për të bërë homazhe pranë varrit të tij, kryetari i LDK-së njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në orën 10:30 me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëj homazhe tek varri i tij, i cili më pas do të vizitojnë familjen Rugova.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, në hotelin “Emerald”, organizon akademi përkujtimore për 10-vjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Po ashtu, kryeministri, Isa Mustafa merr pjesë në Ekspozitën dokumentare me fotografi të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, që do të organizohet në Bibliotekën Kombëtare në orën 14:00.

Në orën 18:00, nën patronazhin e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në Teatrin Kombëtar, organizohet akademi përkujtimore me rastin për Presidentit Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006, ndërsa u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Më Shumë

Junior 06 përballet me Trepçën në Prizren

Prizreni do të jetë mikpritës i përballjes ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës në javën e 12-të të Superligës së Femrave në basketboll. Dy skuadrat...

Ademi zyrtarizohet te Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit ka konfirmuar sot përforcimin më të ri të skuadrës. Mesfushori 24-vjeçar, Vigan Ademi, i është bashkuar ekipit bardhezi pas përvojës së...

Lajmet e Fundit