14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Beogradi i përgjigjet Thaçit: Do të arrestohesh

Autoritete në Serbi iu kanë përgjigjur zyrtarisht organeve të Kosovës së zëvendëskryeministri dhe ministri Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi do të arrestohet nëse më 24 prill shkon në Beograd, transmeton beta.

“Shteti në rast të ardhjes së ministrit ë jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në Beograd, do të veprojë sipas ligjit”, ka deklaruar sot kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Për këtë theksohet se Prishtina ka marrë njoftimin zyrtar.

Siç theksohet, Thaçi do të arrestohet sepse kundër tij ekziston aktgjykimi i plotfuqishëm e në bazë të tij edhe fletë arresti.

Në vitin 1997 Thaçi nga gjykata serbe ishte dënuar me 10 vjet burgim për shkak të “terrorizmit”.

Hashim Thaçi ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë të një OJQ-je në Beograd

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit