Ndërpriten kërkimet për të zhdukurin Lurian Ymeri

Janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e të zhdukurit Lurian Ymeri nga Prizreni. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se përkundër kërkimeve intensive, Policia, FSK-ja dhe KFOR-i nuk kanë arrit të gjejnë Lurianin e zhdukur.

“Nga dita e sotme ato janë ndërprerë kërkimet. Me këtë rast do të merret Inteligjenca e Policisë”, konfirmoi Berisha për TVPZ.

Lurian Ymeri është zhdukur pa gjurmë javën e kaluar në Prizren. Familjarët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e djalit të tyre.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren Hazir Berisha tha e pjesë e kërkimeve kanë qenë edhe KFOR-i dhe FSK, por deri ditën e sotme nuk është gjetur personi i zhdukur.

“Gjatë kërkimeve, KFOR-i ka angazhuar edhe mjete fluturuese për vëzhgimin e terrenit nga ajri, ndërsa FSK ka angazhuar forca për kërkim shpëtim në shumë zona ku është dyshuar se mund të ndodhej i dyshuari, por pa ndonjë sukses”.

“Policia i bën thirrje qytetarëve, të cilët mund të kenë njohuri për vendndodhjen e Lurianit apo nëse rastësisht e takojnë të njëjtin, ta informojnë Policinë e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit