17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Berisha e quan skandal thirrjen e Ramës dëshmitar në një gjyq në Belgjikë

Ndonëse kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij. Berisha ka deklaruar sot në Kuvend se Qeveria e Ramës po ndiqet nga skandalet.

Ish-kryeministri iu referua medieve belge, sipas të cilave mësohet se arkitekti belg Peter Suinnen, një mik i Ramës, do të ndiqet penalisht për shkak të abuzimeve me një tender. Duke bërë lidhjen me Shqipërinë, Berisha shpjegoi se studioja e Suinnen ka fituar dy tenderë në vend, atë për Sheshin Skënderbej dhe Lungomaren e Vlorës, pasi ka miqësi me kryeminstrin Rama.

“Studio e zgjedhur nga Edi Rama ka shkelur të gjitha rregullat dhe ligjet e vendit në përzgjedhjen e kompanive në funksion të qeverisë shqiptare duke shpallur fitues pikërisht studion që do të ndërtonte dhe do shtronte sheshin ‘Skënderbej’ dhe që do ndërtonte ‘Lungomaren e Vlorës’ dhe që përfaqëson një lloj binomi të Edi Ramës në Bruksel. Suinnen që përfaqëson Edi Ramën sipas gazetave më serioze të Belgjikës do të ndiqet penalisht dhe për rrjedhojë do ketë dëshmitar kreun e Qeverisë shqiptare,” tha sot Berisha.

Më tej Berisha tha se Kuvendi duhet të ishte mbledhur sot për t’i hequr mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ai u shpreh i bindur se Kuvendi do ta mbrojë deputetin Kokëdhima, edhe pse ndaj tij rëndojnë 150 raste të shkeljes flagrante me ligjin.

“Sot në vend që të ishim mbledhur për t’i hequr mandatin, jo imunitetin, mandatin Koço Kokëdhimës, për grabitjen në dhunim flagrant të Kushtetutës në 150 raste të marrjes dhe përvetësimit të pasurisë publike, çka e ndalon në mënyrë të prerë Kushtetuta. Kjo kërkesë mbahet në kalendat e dyshes Rama-Meta duke bërë që ju të më dukeni që të gjithë si të ishit bij të nënë Feridesë, e ju të nderuara deputete e ministre, sikur të ishit vajzat e nënë Feridesë, pasi Koço, ky mumuth i rrjepjes së shqiptarëve, ky njeri për të cilin nuk ekziston ligji, ky debitor i madh i buxhetit të shtetit, ky dhunues flagrant i të gjitha ligjeve të urbanistikës dhe mjedisit, me ndërtimet dhe pronat e tij. Kjo shumicë do kryejë krimin e radhës të shëmtuar, do mbrojë dhunimin e Kushtetutës nga Koço babëzia”, tha Berisha duke folur për akuzat ndaj deputetit Kokëdhima, i cili akuzohet nga demokratët se në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit për llogari të kompanive të tij, në një kohë që ishte zgjedhur deputet i Kuvendit

Më Shumë

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Lajmet e Fundit