Haxhi Avdyli: Ramadan Mujës i mungon morali politik

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli nuk pret dorëheqjen e kryetarit të Komunës Ramadan Muja. Ai thotë se Mujës i mungon akti moral politik, edhe pas kallëzimit të ri penal.

“Të dënuarit Muja i bëhet kallëzim tjetër penal. I laguri nuk i mërzitet shiut, as i dënuari Muja me shokë nuk do i mërzitet ridënimit”, shkruan Avdyli në Facebook.

“Dorëheqja si akt moral, edhe pse e vonuar është shërbimi më i vogël që do i bënte qytetit”.

“Por askush nuk po e pret këtë akt, sepse mungon morali politik. Deri në vendosjen e drejtësisë në vend, i vetmi që po vuan dënimin nga keqqeverisja do mbetet qytetari i Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit