2.8 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Berisha: Kosova është krahinë e Shqipërisë, termi “komb kosovar” është qesharak

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se termi “komb kosovar” është qesharak dhe se nuk ekziston diçka e tillë.

Ai madje deklaroi se Kosova është vetëm krahinë e Shqipërisë dhe se asnjëherë nuk është hequr dorë nga bashkimi kombëtar.

“Të merrem unë me këtë termin që disa e kanë shpikur, sepse s’kanë punë tjetër, njëfarë termi më duket termi ‘kombi kosovar’ kjo është më shumë se qesharake, vetëm me të shkuar në mendje e lërmë ta thuash, aq më keq që diçka e tillë të trumbetohet”, ka thënë Berisha.

“Ne jemi shqiptarë, që jetojmë në krahinën e Shqipërisë, që quhet Kosovë. Dhe, sot ose nesër, herët apo vonë Shqipëria do të jetë një dhe meqë sot rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar, kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ideja e Shqipërisë natyrale”.

“Përse duhet të heqim dorë nga kjo?”, ka pyetur Berisha duke u vetëpërgjigjur. “Asnjë komb s’ka hequr dorë”.

“Ne edhe nënë edhe babë e kemi Shqipërinë. Kur them Shqipërinë e kam fjalën për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoni e deri në Çamëri”, ka thënë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më Shumë

Decentralizimi i kardiologjisë: QKUK nuk e ndihmon spitalin e Prizrenit

Projekti që nisi para një viti e gjysmë për decentralizimin e kardiologjisë invazive u ndal. QKUK-ja nuk dërgoi më kardiolog në spitalin e Prizrenit për...

Krusha e Madhe, plagë e hapur e gjenocidit

241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista të shkruara dhe 200 videoincizime janë argumentet e...

Lajmet e Fundit