4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Berisha: Mobilizohuni për t’ia siguruar fitoren Bashkimit Demokratik

kurill bdKryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, bashkë me anëtarët e tjerë të Kryesisë ka mbajtur takime mobilizuese me strukturat e partisë së tij në lagjen “Kurrilla” dhe “Tusuz” në Prizren. Ai në këtë takim ka prezantuar edhe partnerët e koalicionit SDA dhe Balli Kombëtar, që do e mbështesin kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit. Berisha në këto takime kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë anëtarët, simpatizantë dhe miqtë e BD-së për të zhvilluar një fushatë elektorale dhe demokratike si dhe vizionin e Bashkimit Demokratik ta përcjellin tek të gjithë qytetarët.

“ Lagja “Kurrilla” dhe “Tusuz”, janë dy lagje të qytetit të Prizrenit të cilat vazhdimisht janë rreshtuar drejtë edhe në kohët më të vështira, para lufte gjatë lufte dhe pas lufte dhe jam shumë i bindur që bashkë më të gjithë qytetarët Prizrenit dhe të gjitha komuniteteve do t’i thonë jo qeverisjes së korruptuar e cila po degradon gjithnjë e më shume vlerat qytetare të qytetit tonë”, tha Berisha.

Kryetari Berisha u ndal edhe tek keqpërdorimi i vlerave të luftës së UÇK-së që kohëve të fundit po bëhet nga partia në pushtet për fushatë elektorale.

Ai tha se lufta e lavdishme e UÇK-së është vlerë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe çdo tendencë për përvetësim të këtyre vlerave është jo njerëzore dhe e papranueshme. “ Aq më pak kanë të drejtë të flasin dezertorë e matrapaz dhe ata që po përballen me gjykatat e EULEX për vjedhjen e shtetit të Kosovës, shtet për të cilin u vranë shumë dëshmorë dhe martirë”, tha Berisha.
Kryetari i BD-së takime mobilizuese mbajti edhe në Dragash ku zgjodhi dhe Shtabin zgjedhorë, i cili do të udhëhiqet nga nënkryetaret Fesal Selimi dhe Gazmend Muharremi të cilët garantuan angazhimin e të gjitha strukturave dhe mbështetësve të BD-së në këtë komunë që në zgjedhjet e 3 nëntorit Nexhat Isufi të jetë kryetarë i Komunës së Dragashit, takime të ngjashme mbajti edhe me kryesinë e Bashkimit Demokratik të degës së BD-së në Hoqë të Qytetit ku u tregua gatishmëri për fitoren bindëse që do të kemi më 3 nëntor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit