8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Berisha: Programi i BD-së, garanton qeverisje të suksesshme

Jeta e ReNë lagjen e “Jeta e Re”, Bashkim Demokratik ka mbajtur tubin e radhës elektoral me banoret e kësaj lagje. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,para banorëve të kësaj lagjeje ka shpalosur programin e tij zgjedhorë.

“Bashkimi Demokratik ka një program zgjedhorë që garanton qeverisje të suksesshme për mandatin 4 vjeçar dhe ky program do të jetë shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët”, tha Berisha.

Ai banorëve të kësaj lagjeje u garantoi së në vitin e parë qeverisës BD do të miratojë Planin Zhvillimor Urban 2014 – 2024.

“Po ashtu do të angazhohemi për zhvillimin e sektorit privat dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e cila reflekton në gjenerimin e vendeve të reja të punës, do të ndërtojmë dhe zhvillojmë një sistem arsimor cilësor, të mbështetur në vlerat tona kombëtare dhe shkencore dhe të hapur ndaj ndryshimeve, koncepteve, ideve, vlerave, dijeve shkencore, arritjeve teknologjike, metodologjive dhe strategjive të reja të mësimdhënies dhe të nxënit në përputhje me trendët dhe kërkesat e zhvillimit të shoqërisë bashkëkohore”
Bartësi i Listës Osman Hajdari ndërkaq tha se qytetarët e Prizrenit e posaçërisht qytetarët e kësaj lagjeje do ta votojnë BD-në për tri arsye. “ E para programi zgjedhor i BD-së garanton ndryshime rrënjësor të Prizrenit, e dyta lista e kandidatëve e cila është më premtuese për këtë ndryshim dhe e treta më kryesorja është kandidati për kryetar Komune Zafir Berisha i cili synim kryesore ka që së bashku për Prizrenin të vendosim në Prizren”.

Kandidatët për Kuvend të Komunës së Prizrenit Shasivar Bajra, Gentiana Kasolli dhe Sabri Micaj u zotuan se me ardhjen e BD-së në pushtet do të jemi zëri juaj për të gjitha kërkesat dhe hallet që kjo lagje ka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit