PDK-ja mori mbështetjen edhe në Mleqan dhe Pllociqë

SONY DSCPartia Demokratike e Kosovës në Malishevë dhe kryetari Isni Kilaj, kanë vazhduar fushatën e saj elektorale, duke shpalosur programin e saj para anëtarëve, simpatizantëve dhe banorëve të fshatrave Mleqan dhe Plloqicë. Kilaj në këto fshatra ka marrë vazhdimin e mbështetjes për “vazhdimin e qeverisjes së mirë”.

Gjatë shpalosjes së programit, Kilaj, premtoi se do vazhdohet me rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme për Malishevën. “Ne për vitin e ardhshëm kemi ndarë 200 mijë euro, ndërsa për tri vitet tjera do të ndahen nga 500 mijë euro, në përkrahje të bujqësisë”, tha Kilaj.

Përveç këtyre investimeve, të gjitha të parapara me buxhetin komunal, Kilaj tha se e ka edhe përkrahjen e kryeministrit Thaçi, dhe premtimet e tij, janë jashtë këtyre projekteve, që i bie, që të kemi vërtetë investime në të mirë të Malishevës, për katër vitet e ardhshme.

“Ne do të vazhdojmë të përkrahim edhe sektorin e shëndetësisë, dhe jemi e vetmja komunë, që i dërgojmë personat me hemodializë, për trajtim në spitalet përkatëse, jemi e vetmja komunë, që i dërgojmë rastet e rënda në Tiranë e Shkup, me automjete të ndihmës së shpejtë, jemi e vetmja komunë që e përkrahim Handikos-in financiarisht dhe bëjmë transportin falas për personat me nevoja të veçanta dhe ndër komunat e pakta jemi që ofrojmë shërbime shëndetësore në çdo shtëpi, për personat që nuk mund të lëvizin dhe atë 24 orë në ditë”, tha Kilaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Lajmet e Fundit