Bërnabiqi: Nga nesër fillon vaksinimi masiv i popullatës në Serbi

Vaksinimi për grupin tjetër me prioritet, i cili përfshin edukatorë, anëtarë të Ministrisë së Brendshme, ushtrisë serbe dhe përfaqësuesve të medieve në Serbi, do të fillojë nesër.

“Përfaqësuesit e medies, posaçërisht punonjësit e medies që janë vazhdimisht në terren, përfshihen në grupin prioritar, me thirrjen e shoqatave të medies, por edhe me kërkesë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Nga nesër, vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ajo u ka bërë apel të gjithëve që të aplikojnë në sa më shumë numra të jetë e mundur. Siç ka deklaruar ajo, sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të bëhet vaksinimi, aq më i shpejtë do të jetë kthimi në normalitet.

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit