14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Besim Muhadri tregon për traditat në Krahinën e Hasit – flet edhe për fejesat e fëmijëve, që kur ata ishin në djep

Krahina e Hasit është ndër më të vjetrat në Kosovë dhe e pasur më shumë tradita shqiptare.

Besim Muhadri është një banor i fshatit Demjan i cili tregon për emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini traditat në Krahinën e Hasit përfshirë edhe ato që lidhen me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

“Kanuni i ka pasur edhe anët pozitive edhe ato negative. Njerëzit që kanë ditur të interpretojnë atë kanë qenë të rrallë. Ligjet e kanunit kryesisht janë lidhur me gjakmarrjen dhe qëllimi ka qenë që të ndalen vrasjet e pakontrolluara. Ai ligj ka treguar rregullat e caktuara se si duhet të merret gjaku”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Banori i Hasit tregon së në këtë zonë gruaja ka qenë më e lirë.

“Nëse në pjesët tjera gruaja nuk ka dalë të dera, nëse nuk ka qenë burri, në Has gruaja ka qenë tipike malësore dhe nuk është fshehur. Kur mysafiri ka ardhur te dera, gruaja hasjane është përgjigjur dhe ka hapur derën duke ftuar mysafirin në shtëpi. Në traditën tonë, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, tregon pleqnari nga Hasi.

Muhadri tregon edhe një traditë karakteristike të zonës së Hasit kur fejesat e djemve apo vajzave janë bërë në djep.

“Fejesat në djep kanë qenë realitet. Por kjo ka ndodhur nëse prindërit e të fejuarve kanë qenë shokë. Fejesa ka ndodhur madje qysh në bark, ende pa lindur fëmijët. Nëse shokët i kanë pasur gratë shtatzëna i kanë dhënë premtimin publikisht njëri-tjetrit se nëse fëmijët e lindur janë të gjinive të ndryshme, ata do të fejohen”.

Ai thotë se ka pasur edhe raste të rralla kur më pas të rinjtë kanë kundërshtuar./Telegrafi/

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit