9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Bie besimi ndaj presidentit rus

Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në nivelin më të ulët në gati një dekadë, thuhet në një hulumtim të ri të opinionit.

Në rezultatet e opinionit të publikuara më 6 tetor thuhet se 53 për qind e të anketuarve i besonin Putinit.

Në shtator të vitit 2017 kjo shifër ishte 71 për qind. Hulumtimi është bërë nga Qendra Levada.

Kjo organizatë tha se niveli më i ulët i besimit në udhëheqësin rus ishte regjistruar në vitin 2012 pasi vetëm 51 për qind e të anketuarve kishin thënë se i besonin presidentit. Ky nivel u rrit në 80 për qind në vitin 2015 pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrainë. Mandati aktual i Putinit si president është planifikuar të përfundojë në vitin 2024. Por, ligjvënësit rusë, me urdhër të Kremlinit, kanë miratuar ndryshimet ligjore që i mundësojnë atij të qëndrojë në detyrë edhe pas këtij viti.

Pavarësisht rezultateve të hulumtimit, Putini vazhdon të jetë politikani më i popullarizuar në Rusi. Hulumtimi ka treguar se qytetarët kanë besim të ulët edhe tek ligjvënësit. Sondazhi i ri i Levadas tregoi një rënie të besimit për dhomën e ulët të parlamentit nga 33 për qind në vitin 2017 në 25 për qind më 2021.

Partia në pushtet Rusia e Bashkuar fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar në Rusi. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët dhe kishte akuza për mashtrim dhe manipulim të votave. Para mbajtjes së zgjedhjeve u zhvillua një fushatë e ashpër për të penguar nga kandidimi çdo kundërshtar të mundshëm të opozitës.

Niveli i besimit në partitë politike gjithashtu zbriti nga 19 për qind në 2017 në 17 përqind tani, u tha në sondazhin e Levadas.

Sondazhi u zhvillua nga 19 deri më 26 gusht përmes intervistave me 1,619 persona që banonin në 137 fshatra dhe qytete në 50 rajone të Rusisë.

Në vitin 2016, autoritetet ruse e kanë shpallur Qendrën Levada si një “agjent të huaj”, veprim ky që kishte për qëllim të njolloste punën e organizatës./rel/

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit