“Blic”: ‘Shqipëria e Madhe po troket në derë’

Gazeta serbe “Blic”, në ballinën e numrit të sotëm ka publikuar një ilustrim për frikën serbe të Shqipërisë së Madhe.

Redaktorët e kësaj gazete kanë marrë guximin që tërë aksionin e djeshëm ta cilësojnë si sulm terrorist, ani pse në asnjë komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore të Maqedonisë kjo gjë nuk është thënë.

Se koncepti Shqipëri e Madhe endet si gogol gjithandej mendjeve serbe, ata e kanë vërtetuar sa e sa herë. Por, kjo gjithherë vihet në qendër të vëmendjes sa herë ka zhvillime që lidhin shqiptarët.

Edhe telegraf.rs, b92, e media tjera serbe kanë e transmetuar për ngjarjet e Kumanovës, duke i cilësuar si terroriste dhe të frikshme.

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet java e aktiviteteve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Në Prizren është përmbyllur java e aktiviteteve me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e organizuar nga Këndi Amerikan. Gjatë...

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Lajmet e Fundit