6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Bora e madhe po pengon qarkullimin në fshatrat malore

Kosove-boraaNë mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit të Drejtorëve, që drejtohet nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në mesin e shumë çështjeve, dy kanë qenë temat më me rëndësi që janë trajtuar. Rrugët e bllokuara nga bora në fshatrat që shtrihen në malet e Berishës dhe çështja e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Në këtë mbledhje, kryetari Begaj, cili gjatë gjithë vikendit ka qëndruar në terren, bashkë me përgjegjësit tjerë komunal, njoftoi se rrugët në fshatrat Berishë, Fshat i Ri dhe rruga drejt fshatit Kleçkë (Komuna e Lipjanit), vazhdojnë të jenë të kalueshme me shumë vështirësi dhe në këtë pjesë duhet kujdes i vazhdueshëm për largimin e borës.

“Kompania e cila merret me pastrimin e rrugëve nga bora, po qëndron në këto fshatra, pasi erërat po e bartin borën dhe në vazhdimësi po i mbulojnë rrugët, duke shkaktuar kështu probleme serioze në qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave”, njoftoi kryetari Begaj, përderisa rrugët në vendbanimet tjera, janë të qarkullueshme dhe nuk ka probleme të mëdha.

Në çështje tjetër të cilën kryetari Begaj, e ka diskutuar në mbledhjen e sotme, është edhe ajo e implementimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo. Me këtë rast drejtori për shëndetësi, z.Hajdin Berisha, tha se “ deri më tani janë paraqitur dy raste të thumbimit nga rriqrat dhe pavarësisht prej kushteve atmosferike, shumë shpejt besoj se do të filloj repelimi i kafshëve shtëpiake, si njëra prej masave parandaluese, si dhe po punohet intensivisht në vazhdimin e vetëdijesimit për rrezikun nga thumbimi i rriqrave”.

Më Shumë

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Lajmet e Fundit