Pas tërmetit jashtëzakonisht të fortë të mbrëmshëm që tronditi Bosnjë dhe Hercegovinën, toka ka vazhduar të lëkundet gjatë natës me një intensitet pak më të ulët.
Siç edhe tanimë është raportuar, dridhjet janë ndier edhe në pjesën më të madhe të Dalmacisë dhe në vende si Kosovë e Mal të Zi.
Çdo tërmet i madh zakonisht pasohet nga disa lëkundje të vogla që në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme materiale, por janë një dukuri natyrore pas tërmetit të parë dhe më të fortë.
Kështu, sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, gjatë gjithë natës, lëkundje të shumta janë regjistruar në zonën më të gjerë të Hercegovinës, me epiqendër në Stoca dhe rrethinë.
Tërmeti i parë me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 23:10.
Më pas toka ka vazhduar të lëkundet dhe sipas të dhënave të Institutit Federal Hidrometeorologjik, një tërmet i ri është regjistruar në orën 1:34 me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter.
Në këtë drejtim, bëhet e ditur se gjatë natës, lëkundjet janë regjistruar në:
Ora 1:55 e mëngjesit – magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter
Ora 2:02 – magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter
Ora 2:59 – magnitudë 4.3 sipas shkallës Rihter
Ora 4:20 – magnitudë 4.4 sipas shkallës Rihter
Epiqendra e të gjithë tërmeteve është afër Stocit.
Sipas mediave në Bosnjë dhe Hercegovinë bëhet fjalë për një zonë jashtëzakonisht sizmike.
Dhe siç thuhet më tej, kjo lëkundje edhe shkaktoi një natë pa gjumë për shumë qytetarë.
Mediumi boshnjak shkruan se bëhet fjalë kryesisht për mure të plasaritura dhe shembje të tyre.
Megjithatë, fatkeqësisht një person ka humbur jetën pasi një gur i madh ka rënë në një shtëpi. /Telegrafi/