4.3 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Botohet në shqip libri i Ugo Ojetti-t “Shqipëria”

20150120162231663600Botuar në vitin 1902, libri i tij me përshtypje nga udhëtimi në Shqipëri (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na dhuron një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, çka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë
Gjatë gjysmës së parë të shekullit që shkoi, Ugo Ojetti (lindur në Romë në vitin 1871 dhe vdekur në Firence në vitin 1946) qe një personalitet mjaft i njohur i kulturës italiane. Shkrimtar, gazetar, botues i një sërë revistash, kritik arti i njohur, ai qe autor i mjaft veprave.

Nga viti 1898 deri sa vdiq Ugo Ojetti punoi për gazetën më të madhe italiane Corriere Della Sera, ku ishte përgjegjës për faqet e saj kulturore, ndërsa në vitet 1926-27 u bë dhe drejtor i saj. Në vitin 1930, Ojetti bëhet gjithashtu anëtar i Akademisë Italiane, shkruan sot e përditshmja Koha Jonë.

Botuar në vitin 1902, libri i tij me përshtypje nga udhëtimi nga Shqipëria (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, çka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë./ KultPlus.com

Më Shumë

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Lajmet e Fundit