Burri nga Suhareka e rreh gruan, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Suharekë një person pasi që ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 28.07.2020 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani prezanton Almedin Klinakun

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv Almedin Klinaku, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës për sezonin e ri. Klinaku vjen si një përforcim...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Lajmet e Fundit