2.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Cavani: Mendova tërheqjen nga futbolli për shkak të Covidit

Edinson Cavanit i është rikthyer buzëqeshja pas firmës me Manchester United, por muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira për të. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka konfirmuar se ka menduar edhe tërheqjen: “Kisha Covid dhe mendova largimin nga futbolli”.

33-vjeçari ka treguar eksperiencën e tij të vështirë: “Pas rikthimit nga pushimet nga Spanja, vajza ime dhe unë bëmë një test që na doli negativ, më pas shfaqëm simptoma dhe dolëm pozitiv”.

Cavani është ende i shqetësuar dhe një gjë të tillë e konfirmoi për programin “Dos de punta” në Argjentinë: “E vërteta është që ishim shumë të frikësuar, por fal zotit jemi mirë. Përveç futbollit, shëndeti i familjes ka shumë rëndësi. Mendova largimin nga loja aktive, po prisja që gjithë kjo të kalojë. Kjo që po ndodh në botë bën keq dhe krijon pasiguri, asnjë nuk e di zgjidhjen”

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit