2.3 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Çeku: Detyra kryesore e Kuvendit të ri, formimi i FAK-ut

AgimCeku5-30Agim Çeku thotë se përbërja e re e Kuvendit të Kosovës do të jetë formimi i FAK-ut. Sipas tij, sikurse çdo shtet tjetër edhe Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj.

Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës në largim, Agim Çeku thotë se tema kryesore e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, do të jetë ndryshimi i Kushtetutës, në mënyrë që të themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës.

Në një prononcim për Radio Televizionin e Vojvodinës, Çeku ka thënë ky është një hap i ndërmarr në procesin e shtetformimit, duke shtuar se Kosovës i nevojitet ushtria, sikurse çdo shteti tjetër.

“Ushtria është njëri nga tiparet kryesore të identitetit të një shteti dhe instrument për siguri, dhe se mundësi për integrim në NATO, që për ne është qëllimi kryesor strategjik”, citon lajmi.net.

Çeku tha se nuk e kupton qëndrimin e Serbisë, kundër inkuadrimit në NATO, pasi që, sipas tij, ky shtet ka marrëdhënie të mira me shtetet anëtare të kësaj aleance.

Ndërsa, duke folur për formimin e FAK-ut, Çeku tha se kjo forcë do të krijohet në bazë të standardeve të NATO-s dhe do të garantojë siguri të gjithë qytetarëve të shtetit multietnik të Kosovës.

“Ndërtimi i kësaj force është një proces që do të zgjas. Kërkon vullnetin politik të të dy palëve e cila është pjesë përbërëse e integrimit evropian, gjë për të cilën të gjithë ne aspirojmë. Është një proces i pakthyeshëm dhe zgjedhjet e fundit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim”.

Më Shumë

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Lajmet e Fundit