8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Çeku: Nis procesi për dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar themelimin e komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 1998/99.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se themelimi i këtij komisioni është moment i rëndësisshëm.

Sipas tij zyrtarisht e niset procesi për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.

“Anëtarë të komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë. Komisioni do të marr për bazë të gjitha dokumentimet që janë kryer deri sot”, tha ai.

Tutje theksoi se do ky komision do të ketë për detyrë hartimin e inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999.

“Mbi këtë dokument dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”, shkroi Çeku.

 

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Policia shpall në kërkim këta persona: Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim në Prizren (FOTO)

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim. Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe...

Lajmet e Fundit